“Për shkak të politikave të gabuara në të kaluarën, sot kemi migrim të të rinjve nga fshati drejt qytetit, ata po e braktisin procesin bujqësor. E gjithë kjo ndodh sepse shohin që familjet e tyre gjatë prodhimit bujqësor nuk kanë rentabilitet”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në intervistën javore për “Radion Evropa e Lirë”.
“Përmes Ligjit të ri për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i cili përbën themelin e prodhimit bujqësor, po punojmë në vendosjen e rregullave të lojës. Në ligj ka disa kapituj, ndër të cilët është edhe rregullimi i tregut, blerja e produkteve bujqësore, subvencionet dhe të tjera. Pikërisht aty është pjesa që përcakton drejtimet në të cilat do të lëvizim”, sqaroi ministri.
Ai shtoi se Ministria po punon në përfshirjen e fuqisë së re të të rinjve në sektorin bujqësor.
“Gjatë periudhës së kaluar kemi shpallur një sërë thirrjesh publike ku i bashkëfinancojmë të rinjtë deri në moshën 40-vjeçare. Njëra nga thirrjet ishte e ashtuquajtura masë për bujkun e ri, ku jepen grante deri në 10.000 euro. Për më tepër, u shpallën dy thirrje publike për shpërndarjen e tokës bujqësore ku përparësi kishin të rinjtë”, theksoi ministri.
Ministri Tripunovski theksoi se janë në vijim thirrjet publike për modernizimin e bujqësisë, blerjen e traktorëve dhe mekanizmave bujqësorë të bashkangjitur. Ministria ka shpallur edhe një thirrje publike për shitje nga pragu i shtëpisë. Këto janë masa ku përparësi në aplikim kanë të rinjtë.
“Në Ligjin për Bujqësi dhe Zhvillim Rural propozojmë që çiftet e reja të martuara të cilët vendosin të kthehen në fshat me një plan biznesi, t’i ndihmojmë”, shtoi Tripunovski./Telegrafi/
The post Tripunovski: Përmes një pakete masash po i stimulojmë të rinjtë të rikthehen në procesin bujqësor appeared first on Telegrafi.