
Trusti jep detaje për çështjen e 10%-shit
Trusti pensional i Kosovës ka njoftuar çështjen e 10%-shit dhe procedurat që duhet ndjekur në të ardhmen nëse kjo hyn në fuqi.
Në një komunikatë për media, Trusti njofton se është duke pritur miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës që do t’i mundësonin kontribuuesve aplikimin për tërheqjen e 10%-shit.
“Deri më tani Kuvendi nuk e ka diskutuar ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale në Kosovë. Kujtojmë këtu se edhe nëse miratohen ndryshimet ligjore nga Kuvendi, Trusti është i obliguar të pres derisa ligji të hyjë në fuqi (nënshkrimin e ligjit nga Presidenti dhe publikimin në Gazetën Zyrtare)” thuhet në komunikatë për media.
Sipas këtoj institucioni po punohet në përgatitjen e infrastrukturës që do të mundësonte realizimin e aplikimit përmes internetit për tërheqjen e 10%-shit. Kontribuuesit do të njoftohen me kohë për të gjitha detajet dhe për fillimin e këtij procesi./Telegrafi/.
The post Trusti jep detaje për çështjen e tërheqjes së 10%-shit appeared first on Telegrafi.