Kandidatët e VLEN dhe AKI edhe gjatë ditës së sotme kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale. Kandidatët për Komunën e Gostivarit nga këto koalicione Sebaedin Dauti dhe Valbon Limani, kanë realizuar aktivitete të ndryshme. Dauti në një postim në Facebook ka njoftuar se kanë hapur shtabin e Forumit të gruas të koalicionit VLEN.

“Sonte në Gostivar u ndje zemra e gruas. Së bashku hapëm shtabin e Forumit të Gruas të koalicionit VLEN, aty ku bashkimi, bujaria dhe forca e grave u shndërruan në frymë fitoreje. Gratë e Gostivarit gjithmonë kanë ditur të mbajnë familjen, të përballojnë jetën dhe të ecin me dinjitet dhe tash janë gati ta mbajnë edhe ndryshimin në duart e tyre. Me dashuri, me besim e me shpresë, po e ndërtojmë së bashku Gostivarin që VLEN për të gjithë”, ka shkruar Dauti.

Ndërsa kundërkandidati i tij Valbon Limani, ka promovuar tre investime të reja në Çegran.

“Janë investime të nevojshme për komunitetin, të realizuara me paratë e qytetarëve. Nuk ka rëndësi kush i zbaton – ato janë pronë e përbashkët e të gjithë banorëve”, tha Limani, duke theksuar rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies në administrimin e fondeve publike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai gjithashtu njoftoi se në fshatin Çegran kanë nisur gjithashtu punimet për ndërtimin e linjës kryesore të kanalizimit fekal, në bashkëpunim me pushtetin qendror, ku komuna investon 27 milionë denarë dhe qeveria 20 milionë denarë.

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit nga AKI, Bujar Osmani, sonte para përkrahësve të tij i paraqiti fitoret kryesore që, sipas tij, do t’i arrijnë qytetarët më 19 tetor.

“E para, brenda disa muajve ta bëjmë komunën tonë më të pastërtën në qytetin e Shkupit. E dyta, ta ndalim mafien urbane, e cila mbi djersën dhe gjakun tuaj e ka mbytur Çairin. E treta, ta bëjmë komunën më të sigurt, ta ndalim korrupsionin dhe të mundësojmë një jetë më të denjë, nëse jo për ne, atëherë për fëmijët tanë”, tha Osmani në fjalimin e tij.

Ai shtoi se çelësi i fitores në Çair qëndron në faktin se ajo do t’i zhbllokojë të gjitha robëritë e tjera që u kanë ndodhur shqiptarëve.
“Fitorja e katërt është fitorja mbi ideologjinë mickoviste, e cila e ka rrëmbyer skenën politike shqiptare, dhe ky eksperiment ka filluar e është mbajtur pikërisht këtu në Çair. Prandaj fitorja në Çair paraqet shkatërrimin e kodit të asaj ideologjie të rrëmbimit të skenës politike shqiptare”, theksoi Osmani.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai i emëroi drejtpërdrejt problemet që për 20 vjet e kanë mbytur komunën korrupsioni, mafia urbane, mungesa e higjienës dhe e sigurisë dhe paralajmëroi masa urgjente që do të nisin menjëherë pas marrjes së funksionit.

Ndërsa kundërkandidati i tij Izet Mexhiti, ishte pjesë e tubimit të VLEN-it në Haraçinë. Prej atje ai tha se Haraçina është gati për kapitullin e ri që po vjen.

Para qyetarëve e përkrahësëve tonë, e shpreha me bindje të plotë përkrahjen time për Daut Beqirin, birin e Haraçinës, që me punë, përkushtim e guxim ka dëshmuar se është i gatshëm të udhëheqë me vizion dhe përgjegjësi. Të dashur qytetarë të Haraçinës. Më 19 tetor, bashkohuni të gjithë rreth ndryshimit! Rrethoni numrin 7 në fletëvotim dhe jepni votën tuaj për Daut Beqirin. Votoni për zhvillimin dhe për të ardhmen që e meritoni!”, ka shkruar Mexhiti./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";