U mundësuan personave që janë jashtë vendit të marrin ndihmë sociale, kallëzim penal ndaj shtatë të punësuarve në Qendrën për punësim në Strumicë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Është ngritur kallëzim penal kundër shtatë punonjësve të Qendrës së Punësimit – Strumicë. Disa persona të cilët kanë jetuar jashtë vendit, kanë marrë ndihmë shtetërore.

Sipas informacioneve nga Ministria e Brendshme, SPB Strumicë ngriti kallëzim penal kundër R.K. (62), Z.D. (56), E.D. (42), Z.K. (67), Z.J. (56), J.T. (45) dhe R.A. (55), të gjithë nga Strumica, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e pakujdesshme në shërbim”.

Në periudhën nga viti 2021 deri në vitin 2025, punonjësit e regjistruar në Agjencinë e Punësimit të Republikës së Maqedonisë – Qendra e Punësimit Strumicë, kanë paraqitur shtetas të Maqedonisë si kërkues aktivë të punës që ndodheshin jashtë vendit në sistemin e Agjencisë, dhe në këtë mënyrë kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Punësim dhe Sigurim Papunësie.

“Personat që ndodheshin jashtë vendit kanë përdorur edhe ndihmë minimale të garantuar, e cila duhej të ishte hequr, dhe në këtë mënyrë i kanë shkaktuar dëm shtetit në shumë totale prej 333.968 denarë”, thonë nga MPB.

Advertisement

The post U mundësuan personave që janë jashtë vendit të marrin ndihmë sociale, kallëzim penal ndaj shtatë të punësuarve në Qendrën për punësim në Strumicë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy