Një foshnjë shtatëmuajshe nga Vevçani i Strugës ka ndërruar jetë herët në mëngjes në Spitalin e Ortopedisë dhe Traumatologjisë “Shën Erazmus” në Ohër, shkruan Alsat.

Foshnja u dërgua në spital nga nëna pasditen e djeshme. Foshnja kishte hematomë në kokë dhe pasi u konstatua gjakderdhja në tru, iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike, por më pas ndërroi jetë.

Sipas deklaratës së nënës, lëndimet kanë ndodhur pas rënies nga shtrati i improvizuar në shtëpinë e tyre.

Prokuroria thotë se do të bisedohet me familjen për të sqaruar arsyet se si ka ndodhur lëndimi i foshnjës, si dhe për të hetuar nëse stafi mjekësor ka vepruar sipas protokolleve dhe procedurave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga spitali është marrë i gjithë dokumentacioni, është lëshuar urdhër për obduksion të foshnjës në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Shkup.

The post U rrëzua nga shtrati – vdes foshnja 7 muajshe pas ndërhyrjes kirurgjike në Strugë, nisin hetimet appeared first on Telegrafi.