U shkarkua nën dyshimin se po përdorte drogë, kolegët dalin në mbrojtje të mjekut neurolog, Igor Kuzmanovski

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pas publikimit të videos së profesorit neurolog, Igor Kuzmanovski, për të cilin dyshohej se po konsumonte lëndë narkotike, kolegët nga Klinika e Neurologjisë përmes një letre shprehin mbështetjen e tyre për kolegun.

Sipas tyre, materiali kompromentues i publikuar së fundmi po diskrediton personalitetin e tij dhe apelojnë për përmbajtje në diskursin publik, për respektimin e dinjitetit njerëzor dhe për mbështetje që është në përputhje me vlerat e komunitetit mjekësor dhe shoqërisë në tërësi.

Letra e plotë:

“Ne, kolegët e tij, shprehim mbështetjen tonë profesionale dhe njerëzore për Prof. Dr. Kuzmanovskin, i cili gjatë menaxhimit të tij afatgjatë të klinikës, nga viti 2012 deri në vitin 2017, e rinovoi plotësisht klinikën, prezantoi disa metoda diagnostikuese dhe procedura inovative terapeutike. Në punën e tij të përditshme me pacientët dhe në komunikimin me kolegët, gjithmonë sillej me profesionalizmin, përgjegjësinë dhe përkushtimin më të lartë etik.

Advertisement

Në asnjë moment nuk është vërejtur sjellje që do të ishte e papërshtatshme, e pamatur ose në kundërshtim me standardet profesionale. Madje edhe në situata kur shfaqen dyshime ose diskutime publike për veprime që mund të interpretohen si në kundërshtim me parimet morale dhe etike të profesionit mjekësor, funksionimi i tij profesional mbetet i palëkundur, i udhëhequr nga integriteti dhe kujdesi për pacientët. Në frymën e etikës mjekësore dhe dinjitetit njerëzor, konsiderojmë se çdo individ, veçanërisht në momentet e ekspozimit publik dhe cenueshmërisë personale, meriton mbështetje, mirëkuptim dhe ndihmë të përshtatshme psikosociale. Në vend të dënimit, është e nevojshme të inkurajohet dhembshuria – jo vetëm ndaj profesionistit, por edhe ndaj familjes së tij, e cila përballet pafajësisht me pasojat e reagimit publik.

Me këtë letër, apelojmë për përmbajtje në diskursin publik, për respekt të dinjitetit njerëzor dhe për mbështetje që është në përputhje me vlerat e komunitetit mjekësor dhe shoqërisë në tërësi”, theksohet në letrën e mbështetjes për Prof. Dr. Kuzmanovskin nga kolegët e Klinikës së Neurologjisë.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy