Tome Bozhinovski, 85-vjeçari, banor në Taftalixhe të Shkupit, i cili u raportua i zhdukur pesë ditë më parë, është gjetur i vdekur.

Familja e tij konfirmoi se Bozhinovski vuante nga demenca, gjë që e vështirësoi kërkimin.

“Të dashur fqinjë, miq, të njohur, një falenderim i madh që keni qenë me ne për pesë ditët e fundit dhe e keni kërkuar pa u lodhur. Më 02.08.2024, prindi ynë, bashkëshorti, miku dhe bashkëqytetari ynë Tome Bozhinovski është gjetur i vdekur”, thuhet në njoftimin e familjes së tij.

Ky lajm shkaktoi trishtim tek të gjithë ata që morën pjesë në kërkim dhe shprehën mbështetjen e tyre për familjen në këtë kohë të vështirë. /Telegrafi

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post U shpall i humbur që pesë ditë, gjendet i vdekur 85 vjeçari nga Shkupi appeared first on Telegrafi.