Faqja zyrtare e internetit e Ministrisë së Arsimit për të tretën ditë me radhë është jashtë funksionit pas sulmit të hakerave. Ministri e Arsimit nuk zbardh nëse është zbuluar burimi i sulmit edhe pse pas goditjes së faqes për disa orë qëndroi mesazhi, sulmuar nga ekipi grek i hakerëve Netwatchers.
Ministria e Arsimit ditë më parë theksoi se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi nuk ka baza të të dhënave po se faqja është e karakterit informativ. Në njoftimin e Ministrisë së Arsimit së Maqedonisë së Veriut, thuhet se “ekspertët po ndërmarrin veprime për rritjen e sigurisë së faqes së internetit, dhe vetëm më pas ajo do të aktivizohet”.

Sulme kibernetike, ditëve të fundit kanë raportuar edhe Kosova, Shqipëria e Mali i Zi.

Më 6 shtator, qeveria e Kosovës ka njoftuar se disa web-faqe të institucioneve të shtetit kanë qenë objekt i një sulmi kibernetik, por nuk ka specifikuar cilat./Alsat/

Ueb faqja e ministrisë së arsimit ende jashtë funksionit shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";