
Unioni i Gazetarëve Shqiptar me seli në Tiranë ka reaguar ndaj dëmtimit të qëllimshëm të veturës së gazetarit Naser Selmani.
Ata shprehin shqetësim për, siç thuhet, rritjen e incidenteve dhe akteve të gjuhës kërcënuese dhe agresive ndaj gazetarëve në Maqedoninë e Veriut.
Reagimi i plotë i UGSH-së:
“Gazetari Naser Selmani denoncon aktin e dhunimit të automjetit të vet nga persona ende të paidentifikuar.
UGSH u bashkohet reagimeve të kolegëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët denoncojnë këtë akt si dhe vërrejmë me shqetësim disa incidente dhe akte te gjuhës kërcënuese dhe agresive ndaj gazetarëve në vendin fqinj.
Kërkojmë nga organet e policisë dhe hetimit, zbardhjen e rastit në denoncimin e kolegut dhe të qëllimit real të autorit apo autorëve të këtij episodi si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Tiranë, 3 shtator 2025.”
Kujtojmë se për rastin e selmanit reaguan dhe disa nga partitë opozitare dhe disa figura politike në RMV.
The post UGSH: Të zbardhet sulmi ndaj gazetarit Naser Selmanit appeared first on Telegrafi.