Uji në Shkup është i sigurt për pije, tregojnë të dhënat nga analizat e 192 mostrave nga 42 pika matëse.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 19.05.2025 deri më 23.05.2025, mori 192 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 192 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave të gjitha mostrat përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm”, informojnë nga NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.

Ndërmarrja publike, siç thuhet, me qëllim që t’i informojë më mirë qytetarët e Qytetit të Shkupit këto të dhëna i publikon në raportin javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm të marra nga analizat e kryera në Sektorin e kontrollit sanitar.

The post “Ujësjellësi dhe kanalizimi”: Uji në Shkup është i sigurt për pije appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";