Komisioni Rregullator i Energjetikës ka kryer harmonizimin e Vendimit të datës 18.01.2021, me të cilin janë përcaktuar çmimet më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse të transportit, me Ligjin e Akcizave. KRRE-ja ka miratuar vendimin për harmonizim për shkak se nuk vlen më Dekreti me fuqi ligjore për zbatimin e Ligjit të Akcizave gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilin praktikisht nga sonte në mesnatë do të hyjë në fuqi Ligji i Akcizave, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të EURODIZELIT (D-E V) ulen për 2,00 denarë/litër në raport me çmimet e shitjes me pakicë të përcaktuara me vendimin e datës 18.01.2021.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) do të ulet për 13,00 den/l dhe do të jetë 41.50 den/l.

Çmimi i benzinës EUROSUPER BS–95 do të jetë 61.00 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 63.00 denarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dizeli do të shitet për 52.50 denarë për litër./Telegrafi/

 

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";