Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendim, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht për 2,30 % në raport me vendimin e datës 27.06.2025.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS – 95 dhe EUROSUPER BS – 98 ulen për 2,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-E-V) ulet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Vajit Ekstra të Lehtë për amvisëri (EL-1) ulet për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë të Mazut М-1 SU ulet për 0,605 den/kg dhe tani do të jetë 39,583 den/kg.

Nga data 01.07.2025 nga ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë motori EUROSUPER BS 95 – 75,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS 98 – 77,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-Е V) – 69,50 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL -1) – 69,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 39,583 (denarë/kilogram).

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Ulen çmimet e derivateve të naftës appeared first on Telegrafi.