Numri i lindjeve në Maqedoninë e Veriut në tremujorin e katërt 2023 është 4.185 dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë është më i ulët për 4.5%, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri i vdekjeve në tre mujorin e katër të vitit të kaluar është 5.028 persona, me çka është 1.5% më i ulët se vitin paraprak.

Shtesa natyrore është negative – 843 persona, që do të thotë se për kaq shumë njerëz numri i lindjeve është më i vogël se numri i të vdekurve.

Në tremujorin e fundit të vitit të kaluar janë lidhur 2.824 martesa, me çka është 1.6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë tremujor janë pranuar 599 raporte për martesa të divorcuara./Telegrafi/

Ulet numri i lindjeve në Maqedoni shkruan Telegrafi.