Instituti për Shëndet Publik në RMV në 24 orët e fundit ka regjistruar 658 pacientë si të shëruar nga coronavirusi.

Me rastet sotme, numri i përgjithshëm i personave që e kanë fituar “betejën” me COVID-19 shkon në 76.045.

Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 90.124, ndërsa ka pasur edhe 2.768 viktima.

Kurse numri i rasteve aktive është 11.311, prej të cilave shumica janë në Shkup (6.455), më pas në Tetovë (467), Kumanovë (433), Kavadar (355), Gostivar (306) dhe qytete tjera./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ulet numri i rasteve aktive me coronavirus, sot 658 të shëruar në Maqedoni shkruan Telegrafi.