Nesër komiteti i UNESCO-s do të vendosë për statusin e rajonit të Ohrit, përkatësisht për propozimin që të vendoset në listën e trashëgimive botërore që janë në rrezik.

Pritet të ketë edhe përfaqësues të organizatës joqeveritare “OhridSOS”, të cilët mbajnë qëndrimin se deri tani është bërë shum pak sa i përket rekomandimeve dhe se bartja eventuale në listën e zezë do t’i sjellë vetëm mirë rajonit.

“Nuk kuptohen vlerat e së mirës. Ka zbatim të dobët të ligjeve dhe përfshirje jo të mjaftueshme të shoqërisë civile. Shumë nga vendimet dhe rekomandimet e Komitetit, gjatë gjashtë viteve nuk janë zbatuar, disa janë zbatuar pjesërisht dhe jomjaftueshëm, ndërsa disa të tjerë aspak nuk janë adresuar”, thuhet në kumtesën e UNESCO-s.

Ndryshe, mundësia që rajoni i Ohrit të vendoset në listën e trashëgimive botërore në rrezik për herë të fundit u shqyrtua në korrik të vitit 2019./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

UNESCO nesër vendos për statusin e rajonit të Ohrit shkruan Telegrafi.