Unioni i Shoqatave të Infermierëve: Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë, në proces punësimi janë 240

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Unioni i shoqatave të infermierëve, i udhëhequr nga Shoqata “Për ne”, apelon që të hapen konkurse për punësimin e infermierëve, pasi në vend mungojnë 6.000 të tillë.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se janë në proces punësimet e 240 infermierëve dhe se është planifikuar që në periudhën e ardhshme të punësohet numër dyfish më i madh i infermierëve në institucionet publike shëndetësore në të gjithë shtetin.

“Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik, në Maqedoni ka 9.200 infermierë, që do të thotë se bëhet fjalë për një numër shumë të vogël në krahasim me numrin e banorëve. Në vend mungojnë rreth 40 për qind e infermierëve dhe nëse duhet të jemi 14.000-15.000 infermierë, atëherë mungojnë rreth 6.000”, thotë në një deklaratë për Agjencionin e Lajmeve, kryetarja e Unionit të Shoqatave, Gordana Beshlioska.

Ajo thekson se kohët e fundit ka një trend të largimit të infermierëve tanë drejt Sllovenisë dhe Kroacisë, ku ka dhoma të infermierëve, arsimi iu njihet, të ardhurat personale janë shumë më të larta, ka konkurse të hapura në mënyrë të vazhdueshme dhe mund të punësohesh menjëherë.

Advertisement

“Nuk mund t’i lejoni infermierët të largohen në pension, të keni infermierë me kontrata vepre, të mos i punësoni për vite të tëra në spitale. Ky është një paradoks i paparë. Në këtë mënyrë, ne vetë i detyrojmë të ikin. Në spitalet e vendeve të rajonit ka rikualifikime nga një specializim në tjetrin, i trajnojnë dhe i avancojnë për të plotësuar njësitë kritike dhe kujdesin intensiv”, thotë Beshlioska dhe thekson se duhet të ketë konkurse të vazhdueshme, ashtu siç ka në Serbi, Kroaci dhe vendet e tjera të rajonit.

The post Unioni i Shoqatave të Infermierëve: Në Maqedoni mungojnë 6 mijë infermierë, në proces punësimi janë 240 appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy