Universiteti i Tetovës nëpërmjet Kuvendit Universitar të Studentëve, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës, e cila dje u gjet e vdekur në Tetovë.

Nga UT thonë se “largimi i saj i papritur përjetohet me dhimbje të madhe në shoqërinë studentore”.

“Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges sonë, Daorsa Spahija. Largimi i saj i papritur përjetohet me dhimbje të madhe në shoqërinë tonë studentore, në auditorët, në bisedat dhe kujtimet që i ndamë së bashku. Humbja e Daorsës na prek thellë, jo vetëm si kolegë, por si një komunitet i tërë. Nuk humbëm vetëm një studente, humbëm një njeri të dashur, një jetë të re plot mundësi dhe një rrugëtim që duhej të vazhdonte”.

Vdekja e 25-vjeçares nga Kosova në Tetovë, Prokuroria nis hetimet

“Dhimbja është e madhe, e heshtur dhe e vështirë të shprehet me fjalë. Në këto momente të rënda, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e saj, të afërmit, miqtë. Le ta kujtojmë Daorsën me dashuri dhe me mirënjohje për kohën që patëm mundësinë ta kemi pranë nesh. Ngushëllimet tona më të thella dhe më të përzemërta”, thuhet në njoftim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, nga Prokuroria sot njoftuan se janë intensifikuar hetimet dhe do të merren masa deri në zbardhjen e plotë të rastit.

“Prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë dje ka kryer ekspertizë në vendin ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje të re, si edhe në banesën me qira ku ajo kishte qëndruar. Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale”, thanë nga Prokuroria./Telegrafi/