Unioni i nxënësve të shkollave të mesme pasdite kumtoi se prej 6 deri 12 shkurt përkohësisht do ta ndërpres bojkotin e mësimit.

“Pas takimeve tona me deputetët në Kuvend, Unioni i nxënësve të shkollave të mesme është i sigurt se gëzon mbështetjen e më shumë se 70 deputetëve në legjislaturë. Në këtë drejtim, Kuvendi Qëndror i Unionit ka vendosur të pezullojë përkohësisht bojkotin e orëve të mësimit – nga 6 deri më 12 shkurt 2021 – kjo do të thotë që të premten (5 Shkurt), pra edhe nesër do të bojkotohet”, thuhet në kumtesë.

Nga Unioni kumtojnë se bojkoti është rezultat i mos dëgjimit të problemeve, argumenteve dhe propozimeve konkrete.

Nxënësit e shkollave të mesme e kanë bojkotuar mësimin, duke kërkuar të shkurtohet numri i lëndëve për dhënien e maturës shtetërore prej katër, në dy.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska në intervistë për MIA-n porositi se nuk ka opsion tjetër përveç se ta zbatojë maturën shtetërore, për të cilën thotë se të gjithë nxënësit që dëshirojnë ta japin, i kanë paraqitur lëndët në afat dhe nuk ka të drejtë atë t’ua shkurtojë. Ajo porosit se tani të gjitha afatet kanë kaluar që të bëhet një koncept i ri për maturë, që është në plan të përgatitet për vitin e ardhshëm.

UNSHM: Nga 6 deri më 12 shkurt do të ndërpresim bojkotin e mësimit shkruan Telegrafi.