Ka rënë një mbrojtëse anësore në urën e fundit të Lumit Shkumbin në Tetovë në rrugën Industriale.

Qytetarët e këtij blloku kanë vërejtur se ka rënë pengesa dhe kanë denoncuar problemin në polici dhe te zjarfikësit.

“Rreth orës 18:00 kishin thirrje nga qytetarë se është rrëzuar pengesa në urë. Ndërhymë menjëherë me vendosjen e shirita në mënyrë që të kufizohet lëvizja dhe të shmanget rreziku ka rrëzimi nga ura”, tha komandanti i Njësisë kundër zjarrit, Uka Aliti.

Qytetarët shprehen se kjo mbrojtëse anësore për një periudhë të gjatë ka qenë jostabile./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ura në Tetovë mbeti pa mbrojtëse anësore, nevojitet kujdes gjatë lëvizjes shkruan Telegrafi.