Nën moton “30 vjet siguri, stabilitet, besim” të mërkurën, më 17 gusht, Ushtria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të shënojë 30 vjetorin e saj.

Manifestimi me rastin e jubileut do të mbahet në Stadiumin Ushtarak me fillim nga ora 18:30.

Në aktivitet që do të zgjasin gjatë gjithë mbrëmjes, vizitorët do të kenë mundësinë të njihen nga afër me disa nga pajisjet më të fundit ushtarake dhe mjetet e reja të blinduara të Ushtrisë, ku do të dëshmojnë edhe aftësitë e forcave speciale.

Pas prezantimit të mjeteve dhe aftësive ushtarake do të organizohet një pjesë e pasur muzikore ku do të performojë Orkestra Ushtarake si dhe një numër i madh interpretuesish./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ushtria e Maqedonisë së Veriut do të festojë 30 vjetorin e saj appeared first on Telegrafi.