Salla sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, nga nesër do të fillojë të përgatitet që në të të realizohet vaksinimi masiv i popullsisë.

Këtë sot e kumtoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se vaksinimi i popullsisë do të fillojë të mërkurën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në sallën “Boris Trajkovski” do të vendosen 30 pika të vaksinimit.

Vaksinimi do të realizohet nga personeli mjekësor i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, ndërkaq të parët që do t’i nënshtrohen imunizimit me AstraZeneca, janë personat e moshës mbi 70-vjeçare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, deri tani janë paraqitur 20 mijë persona, dhe të njëjtit do të thirren sot dhe nesër nga mjekët amë.

Vaksinimi i popullsisë në Maqedoni nis të mërkurën, do të bëhet në sallën sportive “Boris Trajkovski” shkruan Telegrafi.