Valon Salihu në PodGo, tregon për mundësitë që ofron “Europe House” për të rinjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Valon Salihu nga Europe House, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi biseduar për rolin e kësaj organizate, aktivitetet që i realizojnë, si dhe planet që kanë për të ardhme. Ai tha Europe House është projekt i BE-së, i cili funksionon në shtetet të cilat kanë ambicie për t’u bërë pjesë e BE-së.

Saliu tha se të gjitha projektet që i realizojnë bazohen në disa shtylla, në mesin e të cilave është edhe të drejtat e njeriut. Salihu tha se synimi i Europe House janë të rinjtë e të gjitha etnive në Maqedoninë e Veriut

“Ideja e Europe House të mbështetë gjeneratën e re, dhe motoja e Europe House është “Place of new generation”. Para pesë viteve EH njihej si EU-info qendër ku merreshin informacione për integrimin e vendit në BE, por para pesë viteve ambasadori i asaj kohe si strategji bënë ribrendimin e asaj qendre dhe çelësin e asaj qendre ua dha të rinjve. Ideja është që t’u japim moment të ri gjeneratave të reja, të dëgjohet zëri i tyre, të përgatiten për të ardhmen europiane të vendit. Vetëm vjet kemi pasur 999 evente në shtatë qendrat që i kemi dhe 90 përqind e atyre eventeve kanë qenë me të rinj”, tha Salihu.

Advertisement

Ai tregoi edhe shtyllat kryesore që i kanë kur organizojnë projekte dhe evenimente.

“Ne funksionojmë në disa shtylla kryesore dhe ato janë: të drejtat e njeriut, lufta ndaj lajmeve të rreme, marrëveshja e gjelbër, e cila ka aktivitete në lidhje me mjedisin, si dhe zhvillimi i të rinjve – këtu kemi aktivitete me grupmosha të ndryshme. Ky vit muaji i Evropës është dedikuar më shumë për tragjedinë në Koçan, që e shënuam me disa aktivitete të ndryshme”.

“Dyert i kemi të hapur për të gjithë etnitë, në të gjitha qytetet. Deri tani çdo i ri që një herë ka ardhur në një event tonin, e kemi parë edhe tre katër herë më pas. Momenti më kyç që ndodh në Europe House është rrjetëzimi. Herën e fundit organizuam aktivitet për rrjetëzimin me të rinjtë e Koçanit. Ftoj të rinjtë që kanë ide dhe iniciativa, i kanë dyert e hapura në Europe House. Shumica e aktivitete që i realizojmë janë në bashkëpunim. Kemi ekip që merren me çdo gjë që i duhet një eventi, kështu që të rinjtë do ta kenë mbështetjen e plotë nga ne”, tha Salihu.

Advertisement

Ai gjithashtu tha se pas çdo organizimi kanë një mesazh, si dhe qëllim që të përgatisin të rinjtë për të ardhmen europiane.

“Nëpërmjet eventeve të ndryshme përcjellim mesazhe të shumta. Vjet kishim debate ku angazhonim vendet e BE-së dhe merrnim ambasadorët e shteteve të tyre dhe zhvillonim debate se si kanë qenë vendet e tyre para dhe pas BE-së. Në debate marrin pjesë studentë dhe të rinj, ndërsa parashtrohen pyetje nga më të ndryshmet”, tha Salihu./Telegrafi/

The post Valon Salihu në PodGo, tregon për mundësitë që ofron “Europe House” për të rinjtë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy