Anëtari i Komisionit të përbashkët për Histori Ognen Vangelov vlerëson se nuk do të hiqet vetoja bullgare deri në qershor.

“Personalisht, mendoj se do të jetë e vështirë të hiqet vetoja bullgare deri në qershor. Vështirë është të vihet deri te një marrëveshje e tillë. Nuk e di saktësisht se çfarë po negociohet. Ne në Komision po diskutojmë për gjëra të tjera dhe nuk i di detajet e negociatave”, thotë Ognen Vangelov për emisionin “Samo Vistina”.

Vangelov nuk pret ndonjë përparim deri në qershor.

“Personalisht nuk më tregon asgjë se do të ndodhte një gjë e tillë. Që nga ardhja e kryeministrit bullgar në krye të qeverisë, është tentuar që temat të kalojnë në sektorë të tjerë dhe të lëmë mënjanë Komisionin tonë, që është një veprim i mirë. Nëse Komisionit i lihet të zgjidhë problemet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për fillimin e negociatave me BE-në, vështirë se mund të ndryshohet në të ardhmen e afërt. Ato gjëra dhe procese kërkojnë afat më të gjatë për zgjidhje, tha Vangelov.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas tij, nuk ka ndërhyrje direkte nga qeveria në punën e Komisionit.

“Nuk ka as pjesëmarrje direkte, as ardhje në mbledhje”, tha Vangelov./Telegrafi/

Vangelov: Nuk ka gjasa që vetoja bullgare të hiqet deri në qershor shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";