“Me një njësi zgjedhore shumica e qytetarëve nuk do të përfaqësohen në Kuvend”, kështu thotë eksperti belg, Peter Vanhoutte, i cili nuk e mirëpret as kërkesën për uljen e deputetëve në Kuvend, as heqjen e apanazhës.

Vanhoutte, i cili ka qenë i angazhuar në procesin e negociatave për “Marrëveshjen e Përzhinos”, është kundër idesë për ndryshimin e modelit zgjedhor në Maqedoni, gjegjësisht të ketë vetëm një njësi zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Iniciativa për një njësi zgjedhore nuk është e mirë, pasi do të përfundoni me shumicë deputetësh prej Shkupi. Është e rëndësishme që deputetët ta përfaqësojnë njësinë zgjedhore dhe fushën ku janë zgjedhur. Me një njësi zgjedhore shumica e qytetarëve nuk do të jenë të përfaqësuar në Kuvend”, thotë Vanhoutte në një deklaratë për “Nezavisen”.

Atij nuk i bën përshtypje ideja e OBRM-PDUKM-së për zvogëlimin e numrit të deputetëve në Kuvend dhe garancitë e tyre se kjo do të kursente para për shkolla, kopshte etj, dhe do ta racionalizonte punën./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Vanhoutte: Ideja për një njësi zgjedhore nuk është e mirë appeared first on Telegrafi.