Vasil Jovanov është dënuar sot me 12 vjet burg për vdekjen e Frosina Kulakovës në Bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup. Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi informoi se Jovanovi kishte 0.80 promil alkool në gjak dhe e kishte goditur Frosinën me 91 kilometra në orë me automjetin “Peugeot 207” në pronësi të babait të tij.

Dënimi me burgim përfshin edhe kohën e kaluar në paraburgim. Jovanovit iu ndalua gjithashtu të drejtonte një automjet të kategorisë B për 5 vjet.

Pasi u shpall vendimi, babai i Frosinës, Todor Kulakov, doli menjëherë nga salla e gjyqit dhe bërtiti “gjykata është mafioze”.

Në seancën e fundit dëgjimore, Jovanov u deklarua fajtor dhe shprehu pendim. Prokurori, si provë për përcaktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit, deklaroi para gjykatës se Jovanov ka një vendim të formës së prerë me dënim me burg prej 3 vitesh e 10 muajsh dhe 5 procedura kundërvajtëse për kundërvajtje të ndryshme në trafik, të cilat nuk janë përpunuar./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Vasil Jovanov dënohet me 12 vjet burg për aksidentin tragjik në Shkup ku humbi jetën Frosina Kulakova appeared first on Telegrafi.