Komisioni kuvendar për Çështje Evropiane edhe sot do të vazhdojë me debatin për Propozim-ligjet për ndërtimin e korridoreve, që shkojnë me flamur evropian dhe që duhet të miratohen me procedurë të shkurtuar.

Në seancën e sotme, anëtarët e këtij komisioni duhet të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për planifikim urbanistik me procedurë të shkurtuar.

Në rend dite është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për ndërtim, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për eksproprijim, Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për konfirmimin e interesit publik dhe nominimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 dhe Korridorit 10-D, të gjithë në procedurë të shkurtuar.

Deri tash në Komisionin për Çështje Evropiane, opozita maqedonase ka dhënë vërejtjet në lidhje me miratimin e këtyre ligjeve me flamur evropian. Sipas tyre, me këtë ligj shkelet Kushtetuta dhe suspendohen ligjet./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vazhdon debati në Kuvendin e Maqedonisë për ndryshimet ligjore për ndërtimin e korridoreve shkruan Telegrafi.