Procesi gjyqësor për “Organizatorët e 27 Prillit” vazhdon sot në Gjykatën Penale-Shkup.

Në seancën e kaluar për këtë lëndë, e cila është në procedure dëshmuese, dëshmoi ish-prokurori republikan publik, Marko Zvërlevski, me propozim të mbrojtjes së të akuzuarit, Vlladimir Atanasovski, ish-drejtor i DSK-së i cili u thirr me sugjerim të ish-drejtorit të DSK-së, Vlladimir Atanasovski.

Zvërlevski tha se nuk ka pasur takime me Atanasovskin derisa ka qenë në krye të policisë sekrete, por më herët ndërsa ka qenë drejtor i Agjencisë së Inteligjencës Financiare. I dënuari Aleksandar Vasilevski – Ninxha në të kaluarën gjatë dëshmisë së tij për organizimin e 27 prillit të përgjakshëm, pohonte se i pranishëm në selinë e OBRM-PDUKM-së në ditën kritike ka qenë edhe Zvrëlevski.

Si organizatorë, përveç Vladimir Atanasovskit, akuzohen edhe ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski dhe ish-ministrat Mile Jankieski dhe Spiro Ristovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

Vazhdon gjykimi për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit shkruan Telegrafi.