Intervistimi i kandidatëve për anëtarë të ardhshëm të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka vazhduar edhe sot. Kandidatët flasin për vizionin e tyre kurse komisioni përzgjedhës bën pyetje dhe vlerësim.

“Një nga fushat në të cilat duhet të punohet është përforcimi i kapacitetit dhe punësime të reja si dhe rritja e buxhetit. Në aktet që i analizova buxheti është diku 1 milion euro që është shumë e vogël për funksionim të një institucioni me 50 të punësuar dhe 7 anëtarë”, tha Vlladimir Klekovski, kandidat.

“Do të propozoja që Komisioni të përgatisë një analizë për shfrytëzimin e veturave zyrtare nga shfrytëzuesit e buxhetit sepse ata shfrytëzojnë para publike dhe të sillen rregullore dhe kufizime. Ka raste, siç e keni të njohur, kur veturat zyrtare shfrytëzohen 24 orë”, u shpreh Bllagojçe Kërstanovski, kandidat.

Në mesin e kandidatëve ka edhe anëtarë të partive politike ose që janë të njohur për afërsinë e tyre me partitë politike. Disa prej tyre madje nuk e fshehin këtë gjë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për funksionim të suksesshëm të Antikorrupsionit duhet mbështetje më e madhe nga ana e të gjithëve në shtet, si nga opinioni, edhe nga mediat, nga të gjithë ata që janë në këtë sferë, OJQ-të. Jam anëtar i Komisionit në OBRM-PDUKM dhe mendoj se kjo nuk është e ndaluar sipas konkursit dhe sipas ligjit”, tha Kirill Kovçegarski, kandidat.

Edhe dhjetëra kandidatë të tjerë janë në listën e pritjes për intervistim kurse gjithsej janë 42. Komisioni që bën intervistimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve përbëhet nga përfaqësues i Avokatit të popullit, nga Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar në Shkup, anëtar i Këshillit për bashkëpunim mes qeverisë dhe sektorit civil, anëtar i Këshillit për bashkëpunim mes qeverisë dhe sektorit të mediave, tre deputetë të shumicës dhe dy të opozitës.

Për kryetar mund të zgjidhet personi i cili ka të paktën dhjetë vjet përvojë pune, prej të cilave, tetë vjet duhet të jetë në fushat e zbulimit ose parandalimit të korrupsionit, sundimit të ligjit apo qeverisjes së mirë.

Kandidatët tjerë duhet të kenë gjashtë vite aktivitet në fushat që lidhen me zbulimin e korrupsionit. As kryetari dhe as anëtarët nuk mund të jenë deputetë, as në Qeveri, as donatorë ose funksionarë në ndonjë parti politike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Anëtarëve aktualë të Komisionit Kundër Korrupsionit, Biljana Ivanovska, Vladimir Georgiev, Sofka Pejovska Dojçinovska, Katica Nikollovska, Nuri Bajrami, Goran Tërpenoski dhe Shemsi Sallai, mandati u skadon më 7 shkurt të vitit të ardhshëm dhe nuk kanë të drejtë rizgjedhjeje./Alsat/

Vazhdon intervistimi i kandidatëve për anëtarë të Antikorrupsionit në Maqedoni shkruan Telegrafi.