
Kryetari i Çairit Visar Ganiu së bashku me qytetarët e mbushën kamionin me mbeturina dhe u nisën drejt Qytetit të Shkupit. Me të mbërritur atje, para Qytetit të Shkupit hodhën mbeturinat që i grumbulluan në Çairi. Para mediave Ganiu tha se Çairi është lënë si në komunizëm.
Por ndodhi edhe e papritura, pasi hodhën mbeturinat, uniformat blu ndaluan shoferin e kamionit, të cilit ia morën dokumentet për procedura të mëtutjeshme.
Pas një periudhe të caktuar kohore, edhe kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska u shfaq në vendngjarje dhe përsëri regjistroi drejtpërdrejt në rrjetet sociale.
Ajo informoi se “kryetari e komunës së Çairit po mblidhte mbeturina nga ndërtesat pa leje dhe disa kolltuqe, dhe pasi i shkrova në Facebook se nuk i pëlqente plani, ai i ndryshoi mbeturinat dhe i hodhi përsëri para Qytetit të Shkupit me një automjet pa leje, në kundërshtim me ligjin”./Telegrafi/
The post Vazhdon konflikti në mes Ganiut dhe Arsovskës, një kamion me mbeturina u la para Qytetit të Shkupit appeared first on Telegrafi.