Faqja e internetit ku publikohet kualiteti i ajrit nëpër botë “IqAir” sot e ka radhitur Shkupin në mesin e top 5 qyteteve me ajrin më të ndotur në botë.
Vendet më të ndotura në Shkup janë Lisiçe, Kisella Vodë, Gazi Babë, Qendër, Karposh. Indeksi i ndotjes në Shkup është 165, që është jashtëzakonisht jo i shëndetshëm.
Disa ditë me radhë ndotja e ajrit në disa qytete të RMV-së vazhdon të jetë e lartë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë ndërmarrë asnjë masë.
Ditë më parë në një raport të Institutit për Shëndet Publik u publikua se në Maqedoninë e Veriut në vit vdesin mbi 3800 persona si pasojë e ndotjes së ajrit./Telegrafi/
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
The post Vazhdon ndotja e lartë e ajrit, Shkupi sot qyteti më i ndotur në Evropë appeared first on Telegrafi.