Vazhdon protesta e infermierëve në Tetovë, zgjidhja varet nga ministri i ri i Shëndetësisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Le të na mbajnë që të mos na qajnë” ishte porosia e infermierëve në ditën e tretë të protestës, të cilat kërkojnë pagat e vonuara si dhe zgjidhjen e statusit e tyre. Sot në numër ishin më pak, sepse siç thanë disa infermiere kanë marrë kërcënime që të heshtin. Infermieret ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje nga drejtori i spitalit, ndërsa nuk e përjashtojnë bojkotin nëse nuk marrin vendime pune.

“Vendin e punës nuk e lëmë, por protestat nuk i ndalim d.m.th do të vazhdojmë me protesta derisa të kemi një përgjigje të paktën dimë ne nga të shkojmë..6:16 Besojmë që do marrim, prandaj e bëjmë ne këtë, do të ndërmarrim diçka për më tej, mendojmë të bojkotojmë dhe do kalojmë në Ministri të Shëndetësisë derisa të shohim ndonjë zgjidhje”, tha një infermiere.

“Situata është kjo, situata është e tejkaluar për momentin, d.m.th motoja e ditës është le të na mbajnë që të mos na qajnë. Kaq themi të gjithë një zëri”, u shpreh një infermiere tjetër.

Edhe sot drejtori i spitalit të Tetovës nuk u paraqit para mediave, ndërsa kryeinfermierja tha se mos shpallja e konkurseve për punësime është si rezultat i “urdhrave” nga instancat më të larta.

Advertisement

“Jeni të informuar se pengesat kanë qenë prej më lartë, ne kemi prit çdo ditë, kemi qenë në pritje të vendimeve ose të shpalljes së konkursit për tu punësuar, mirëpo ajo nuk është realizuar, dhe tash shpresojmë me zgjedhjen e ministrit të ri, të ketë bashkëpunim, mirëkuptim për hallet se të gjithë se gjithë kjo shkon në favor tonë”, tha Dita Zaimi, kryeinfermiere.

140 infermierë kanë mbetur pa kontrata pune, disa prej tyre kanë shumë vite që punojnë me status të pazgjidhur. Ish ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari disa ditë më parë akuzoi VLEN-in që sipas tij ato nuk kanë lejuar që të realizohen vendimet e punës, ndërsa në ditën e parë të punës në krye të shëndetësisë vet Taravari kishte urdhëruar të gjitha Spitalet publike, në mesin e të cilave edhe të Tetovës për ndërprerjen e procedurës së punësimeve./Alsat/

The post Vazhdon protesta e infermierëve në Tetovë, zgjidhja varet nga ministri i ri i Shëndetësisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy