Nga Ministria e Punëve të Jashtme njoftojnë se te Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë është dorëzuar një njoftim se gjatë natës së 2 tetorit 2025, jetën e ka humbur një shtetas i Maqedonisë, i lindur në vitin 1986 në Koçan.

Sipas informatave nga policia sllovene, të afërmit e të ndjerit tashmë janë njoftuar.

“Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të ndjerit dhe me institucionet kompetente sllovene, me qëllim sigurimin e mbështetjes konsullore të nevojshme dhe ndjekjen e mëtejshme të zhvillimeve të rastit”, thonë nga MPJ.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";