Vdekje e dyshimtë në veri të Mitrovicës, policia jep detaje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Varagë e Poshtme, në komunën e Zubin Potokut, në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se rreth orës 13:25 të ditës së martë, është informuar nga stafi mjekësor i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Zubin Potok për një person që dyshohej se ishte pa shenja jete.

“Njësitë relevante policore, bashkë me ekipin mjekësor, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e pajetë të viktimës B.R., 55 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas të dhënave fillestare, viktima është gjetur i varur me litar në ballkonin e shtëpisë së tij.

Advertisement

Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rasti të trajtohet si “vdekje e dyshimtë”.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit janë në vazhdim./Telegrafi/

Advertisement

The post Vdekje e dyshimtë në veri të Mitrovicës, policia jep detaje appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy