Vendim historik në gjyqësorin e Maqedonisë, tre muaj burg për mbytjen e një qeni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata Penale Themelore në Shkup i shpalli fajtorë Ljube Krstevskin dhe Branko Bilbilovskin, për vrasjen e qenit Feliks, i cili ngordhi më 7 janar 2025 nga pasojat e lëndimeve të shkaktuara.

Gjykata dënoi Krstevskin me tre muaj burg, ndërsa Bilbilovski u dënua me njëqind gjoba ditore, me vlerë prej 10 eurosh për gjobë, pra në shumë totale prej 1,000 euro.

Sipas aktakuzës, më 19 nëntor 2024, Krstevski, duke përdorur një objekt të fortë që i ngjante shkopit, e goditi vazhdimisht qenin Feliks në kokë pa arsye të justifikueshme, duke i shkaktuar atij tronditje dhe hematoma.

Së bashku me Bilbilovskin, ata e lidhën qenin me tel dhe e tërhoqën zvarrë në një enë, ku e hodhën, duke besuar se ishte i ngordhur.

Advertisement

Krimi kualifikohet sipas nenit 233, paragrafi 1 i Kodit Penal, i cili parashikon gjobë ose burgim deri në tre vjet për këdo që vret një kafshë pa shkak ose e ekspozon atë ndaj vuajtjeve dhe dhimbjeve të panevojshme.

Ndryshe, ky është vendim historik në gjyqësorin e Maqedonisë së Veriut, pasi është hera e parë që jepet dënim me burg për një krim të tillë./Telegrafi/

The post Vendim historik në gjyqësorin e Maqedonisë, tre muaj burg për mbytjen e një qeni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy