Mbrëmë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, mbajti Kuvendin e jashtëzakonshëm në qytetin e Kumanovës, me kërkesë të mbi 2/3 të numrit të përgjithshëm të kuvendarëve.
Pas përfundimit të Kuvendit, Taravari bëri të ditur se nga pozita e kryetarit të Kuvendit është shkarkuar Arben Fetai dhe në vend të tij është emëruar Nazim Taipi, i cili deri më tani ka ushtruar postin e nënkryetarit të ASh-së.
“Për shkak të veprimeve të cilat janë kundër partisë, kryetari i Kuvendit u shkarkua dhe prej sot kryetar i ri i Kuvendit u zgjodh Nazim Taipi”, tha Taravari
Janë ndryshuar edhe disa anëtarë të Komisionit statutar dhe juridik si dhe janë përjashtuar edhe tetë anëtarë të kryesisë.
The post Vendimet nga Kuvendi i jashtëzakonshëm i ASH-së: Shkarkohet Arben Fetai, përjashtohen edhe tetë anëtarë të kryesisë appeared first on Telegrafi.