Pasi OKB miratoi Rezolutën për Srebrenicën, Arben Taravari tha se është vendim që i bën nder OKB-së por edhe ndërgjegjes njerëzore dhe shtoi se shpresën që ky vendim të shërbejë si këmbanë për të kujtuar se se liria e askujt nuk duhet cënuar.

“Sot OKB-ja mori një vendim që i bën nder asaj dhe ndërgjegjes njerëzore! U votua që 11 korriku të shpallet “Dita Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995-ës në Srebrnicë”.

E përgëzoj këtë vendim dhe shërbeftë ky vendim si këmbanë që do të na kujtojë se liria e askujt nuk duhet cënuar”, ka shkruar Taravari.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar rezolutën që njeh gjenocidin në Srebrenicë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Për rezolutën kanë votuar 84 shtete, 19 kundër dhe 68 abstenuan.

The post Vendimi i OKB-së për Srebrenicën, Taravari: Të na kujtojë se liria e askujt nuk duhet cënuar appeared first on Telegrafi.