Vendoset gurthemeli për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar, Mexhiti: Korridori 8, arterie evropiane që sjell Evropën në Ballkan dhe Ballkanin në Evropë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se, kjo nuk është vetëm një rrugë, por një arterie evropiane që lidh Adriatikun me Detin e Zi që siç tha, që sjell Evropën në Ballkan dhe Ballkanin në Evropë.

Mexhiti tha se po ndërtojnë të ardhmen dhe për dallim nga e kaluara, rreth tyre po dëgjohen zhurmat e buldozerëve e ekskavatorëve dhe jo të fotoaparateve.

“Sot, në vend të fotoaparateve, rreth nesh po gjëmojnë zhurmat e buldozerëve, ekskavatorëve dhe kamionëve. Ne nuk xhirojmë spote reklamash, por ndërtojmë të ardhmen. Po ndërtojmë rrugë për popullin tonë. Korridori 8 është më shumë se një rrugë, është një arterie evropiane që lidh Adriatikun me Detin e Zi, lidh zemrën e Ballkanit. Vendimi ynë strategjik është i qartë, Maqedonia përfundon seksionin e saj, e sjell Evropën në Ballkan dhe Ballkanin në Evropë”, tha Mexhiti.

Në këtë ngjarje ishin pjesëmarrës edhe kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, politikanët nga koalicioni VLEN si dhe Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

Advertisement

The post Vendoset gurthemeli për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar, Mexhiti: Korridori 8, arterie evropiane që sjell Evropën në Ballkan dhe Ballkanin në Evropë appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy