Në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti tha se, kjo nuk është vetëm një rrugë, por një arterie evropiane që lidh Adriatikun me Detin e Zi që siç tha, që sjell Evropën në Ballkan dhe Ballkanin në Evropë.

Mexhiti tha se po ndërtojnë të ardhmen dhe për dallim nga e kaluara, rreth tyre po dëgjohen zhurmat e buldozerëve e ekskavatorëve dhe jo të fotoaparateve.

“Sot, në vend të fotoaparateve, rreth nesh po gjëmojnë zhurmat e buldozerëve, ekskavatorëve dhe kamionëve. Ne nuk xhirojmë spote reklamash, por ndërtojmë të ardhmen. Po ndërtojmë rrugë për popullin tonë. Korridori 8 është më shumë se një rrugë, është një arterie evropiane që lidh Adriatikun me Detin e Zi, lidh zemrën e Ballkanit. Vendimi ynë strategjik është i qartë, Maqedonia përfundon seksionin e saj, e sjell Evropën në Ballkan dhe Ballkanin në Evropë”, tha Mexhiti.

Në këtë ngjarje ishin pjesëmarrës edhe kryeministri i vendit Hristijan Mickoski, politikanët nga koalicioni VLEN si dhe Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Vendoset gurthemeli për ndërtimin e autostradës Tetovë-Gostivar, Mexhiti: Korridori 8, arterie evropiane që sjell Evropën në Ballkan dhe Ballkanin në Evropë appeared first on Telegrafi.