
Nga 1 korriku deri më 31 gusht të këtij viti vendoset ndalesë e plotë për lëvizje në pyje dhe toka pyjore në territorin e menaxhuar nga NP “Pyjet Kombëtare”.
Ndalimi vendoset për shkak të rrezikut të shtuar të shfaqjes dhe përhapjes së zjarreve në ambiente të hapura për periudhën kohore nga ora 00:00 deri në orën 24.00. Lëvizja do të lejohet vetëm me miratim me shkrim të lëshuar nga degët e NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup për zonën që ata menaxhojnë.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, siç raportohet nga NP “Pyjet Kombëtare” – Shkup, sot, në përputhje me nenin 57, paragrafi 3, dha pëlqimin e saj për Ndalim të plotë të lëvizjes në pyje dhe toka pyjore që do të hyjë në fuqi më 1.7.2025 dhe do të zgjasë deri më 31.8.2025.
Për mosrespektimin e këtij ndalimi, individët që kapen duke lëvizur në pyje dhe toka pyjore, në përputhje me nenin 106 të Ligjit për Pyjet, do të gjobiten me gjobë prej 1.500 deri në 2.000 euro në kundërvlerë denarë.
Ndalimi zbatohet nga punonjësit e PE “Pyjet Kombëtare” që kryejnë aktivitete mbrojtëse, Policia Pyjore dhe Ministria e Mbrojtjes./Telegrafi/
The post Vendoset ndalesë për lëvizje nëpër pyje prej 1 korrikut deri më 31 gusht appeared first on Telegrafi.