Vetaksident në Kashicë të Istogut, ngasësi me lëndime trupore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një vetaksident ka ndodhur sot në Istog, ku si pasojë ngasësi i veturës ka pësuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur në fshatin Kashicë.

“Rreth orës 15:30 në fshatin Kashicë të Istogut ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në spitalin e Pejës për trajtim mjekësor. I njëjti është jashtë rrezikut për jetë”, ka konfirmuar ai.

Hetuesia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rastit.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy