Është vetëvrarë një nxënës nga gjimnazi “Korçagin” në Shkup, ka shkruar në Facebook Mimoza Ristova, profesoreshë nga Instituti i Fizikës, duke u bërë thirrje autoriteteve që të marrin masa dhe t’i ndihmojnë nxënësit, disa prej të cilëve po përballen me trauma psikologjike.

Ristova shkruan se gjimnazisti pasi ka marrë notat e ka dënuar veten.

“Të organizohen trajnime për mësuesit që të mësojnë se si të sillen me adoleshentët, depresioni i të cilëve është rritur në një përqindje të madhe për shkak të pandemisë Covid”, thuhet ndër të tjera në postimin e Ristovas.

Profesoresha njofton se varrimi u bë sot dhe se “ai tregoi konkretisht pse u vetëvra në momentin e vetëvrasjes, menjëherë pas marrjes së dëftesës”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo shton se ky lajm i trishtë le të vërë në lëvizje mekanizmat, nëse ekziston shteti në vend të barutit të qelbur mafioz./Telegrafi/

The post Vetëvritet një nxënës në Shkup appeared first on Telegrafi.