Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Rrugët dhe rrugicat” – Shkup po zhvillojnë këto ditë një aksion intensiv për pastrimin e shtratit të lumit Vardar.

Sipas ndërmarrjes, është angazhuar e gjithë mekanizimi i disponueshëm, dhe puna do të vazhdojë derisa të përfundojë pastrimi i plotë i bregut.

Nga pamjet dhe fotografitë nga terreni shihet se materialet e grumbulluara dhe dheu po largohen me makineri nga pjesa qendrore e lumit, ndërsa ekipet me dorë mbledhin mbeturinat plastike dhe mbeturinat e vogla nga bregu.

“Në këtë aksion janë të angazhuara të gjitha ekipet e Ndërmarrjes Publike ‘Rrugët dhe rrugicat’ Shkup me kapacitet të plotë punues. Do të punojmë derisa të përfundojë pastrimi i plotë i hapësirës”, informuan nga ndërmarrja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky pastrim është pjesë e aksionit të paralajmëruar për përmirësimin e higjienës dhe rregullimin e hapësirave publike në qytet, i iniciuar nga kryetari i sapo zgjedhur i Shkupit, Orce Gjorgjievski. Sipas njoftimeve, aktivitete të ngjashme do të realizohen edhe në lokacione të tjera në kryeqytet.