Në vitin 2024, 7.021 studentë u diplomuan nga studimet universitare në shkollat ​​dhe fakultetet e larta profesionale, që përfaqëson një rënie prej 5.4% krahasuar me vitin 2023, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve, 5.526 ose 78.7% ishin studentë me kohë të plotë, dhe 1.495 ose 21.3% ishin studentë me kohë të pjesshme.

35% u diplomuan në kohë dhe 65% pas afatit të caktuar.

Gjinia femërore përbënë 59.4% të numrit të përgjithshëm të të diplomuarve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga numri i përgjithshëm i të diplomuarve të ciklit të parë në vitin 2024, 26.5% u diplomuan në fushat e biznesit, administrimit dhe drejtësisë./Telegrafi/

The post Vitin e kaluar kanë diplomuar 7.021 studentë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.