DPB e Kavadarit ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Kavadarit kundër A.A. (26), Sh.A. (30), E.A. (23), M.A. (22), R.A. (18) dhe G.A. (21), të gjithë nga fshati Marena, Kavadar, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë” sipas nenit 236 dhe kundër dhe kundër S.V. (37) me banim të përkohshëm në Strumicë dhe A.Sh. (43) nga Strumica për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “fshehje” sipas nenit 261 të Kodit Penal.
“Më 22.11.2024 dhe 23.11.2024, gjashtë të akuzuarit të parë, duke përdorur një sërë mjetesh, hoqën një kabllo elektrike të destinuar për lidhjen e fotovoltaikëve për prodhimin e energjisë elektrike nga një parcelë toke pranë vendit të quajtur “Marenski rid”, pranë fshatit Marena.
Ndërsa dy personat e tjerë blenë bakrin dhe kabllot.
Me këtë veprim, të akuzuaritt i shkaktuan një dëm material një personi juridik nga Shkupi prej afërsisht 915.000 denarësh”, thonë nga MPB./Telegrafi/
The post Vjedhja e një kabllo fotovoltaik në Kavadar, është shkaktuar dëm prej 15.000 eurosh appeared first on Telegrafi.