Për shkak të ndryshimeve të fundit në Kodin Penal, është vjetërsuar rasti “Tenderët” i PSP-së, në të cilin një nga të akuzuarit ishte edhe ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska.

Pas pesë vitesh gjykim, vitin e kaluar Gjykata Penale shpalli pafajësinë dhe kur rasti arriti në Gjykatën e Apelit, u konfirmuar vjetërsia.

“Është pranuar ankesa e PTHP (me pretendimin e parashkrimit) dhe me ankesë dhe sipas detyrës zyrtare aktgjykimi lirues është ndryshuar në negativ”, thonë nga Apeli për “Fokus”.

Rasti “Tenderë” është hapur nga PSP-ja, me të cilin ishte përgjegjës prokurori Stevço Donev, i cili tani është prokuror i lartë publik. Sipas aktakuzës, ish-ministrja është ndjekur penalisht për një tender të montuar me kompaninë “Beton Shtip”, i cili kapte vlerën e një milion eurove./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 

The post Vjetërsohet edhe rasti “Tender”, ku e akuzuar ishte Elizabeta Kançeska-Milevska appeared first on Telegrafi.