“Qeveria e VLEN-it vazhdon të dëshmojë se ndryshimi nuk është vetëm premtim, por realitet që po e jetojmë çdo ditë. Sot, përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit, shpallim një masë historike: Mbështetje për krijimin e vendeve të reja të punës përmes investimeve të gjelbra”, njoftojnë nga koalicioni VLEN.

Sipas tyre ky nuk është vetëm një program i radhës, por është hap drejt një ekonomie moderne, të qëndrueshme dhe të drejtë.

“Me këtë masë do të përfshihen 200 qytetarë të papunë, të cilët do të gjejnë punë në ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme, pra pikërisht aty ku rritet gjenerata e re e ekonomisë sonë. Mbështetja financiare do të jetë grant i pakthyeshëm, nga 250,000 deri në 750,000 denarë, varësisht nga numri i vendeve të reja të punës: 250,000 denarë për një vend pune, 500,000 denarë për dy vende pune, 750,000 denarë për tre vende pune. Kjo është mbështetje konkrete, e cila do t’u mundësojë kompanive të blejnë pajisje dhe makineri të reja, softuerë e licenca, teknologji të energjisë së rinovueshme dhe materiale për efikasitet energjetik. Pra, nuk krijojmë vetëm vende pune, krijojmë vende pune të gjelbra, të së ardhmes. Në këtë thirrje publike ftohen të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që plotësojnë kushtet ligjore, me prioritet për sektorët strategjikë: industrinë prodhuese, bujqësinë, pylltarinë dhe menaxhimin e ujërave, furnizimin me ujë dhe menaxhimin e mbeturinave, ndërtimin dhe transportin. Thirrja publike do të jetë e hapur deri më 1 shtator. Punëdhënësit e interesuar mund të paraqiten çdo ditë pune nga ora 08:00 deri në 14:00 në Qendrat e Punësimit në të gjithë vendin, ndërsa të gjitha informatat janë të qasshme në faqen zyrtare të Agjencisë së Punësimit”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.

The post VLEN: 200 vende të reja pune përmes investimeve të gjelbra appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";