Nga VLEN thonë se kur populli zgjohet, asnjë mashtrim nuk mund ta ndalë. Kur e vërteta del në dritë, errësira e gënjeshtrës digjet vetë. Kur shqiptari ngrihet me dinjitet, askush s’mund ta mashtrojë më me flamur në dorë e me xhep të mbushur.
Nga atje thonë se BDI përpiqet t’i kthejë zgjedhjet lokale në “referendum”, sepse s’ka më çfarë të tregojë, as punë, as besim, as rezultat.
“Por populli shqiptar e njeh mirë këtë skenar: e ka parë 23 vite me radhë të njëjtën film, me të njëjtët aktorë që flasin për idealin, por veprojnë për interesin, që betohen për kombin, por grabisin pasurinë e tij.
Flasin për “Marrëveshjen e Ohrit”, por e përbuzën e e lanë të pazbatuar. Akuzojnë për “botë serbe”, por vetë ndërtuan ura e banka me Beogradin. Thirren në “referendum”, por kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase, sepse aty ku ka shqiptarë, s’i hapet më dera.
Kjo nuk është më politikë, është panik. Panik i atyre që ndjejnë fundin, por nuk dinë të kërkojnë falje. Panik i atyre që për dekada ushqyen popullin me iluzione, e sot s’kanë asnjë fjalë që të prekë zemrën e tij.
Por shqiptarët janë zgjuar. Ata nuk i ndan më askush me frikë e mashtrime. Ata nuk duan më “referendume” të rreme, duan ujë, duan rrugë, duan punë, duan dinjitet”, thuhet në kumtesën e VLEN-it./Telegrafi/