Nga VLEN kanë reaguar kundër dekaratës së BDI-së për rastin e dhunës së foshnjës 3 muajshe në spitalin shtetëror në Shkup, me ç’rast kërkonin shkarkimin e ministrit dhe drejtorit.

VLEN thonë se BDI po e keqpërdor edhe këtë rast për pikë politike.

Reagimi i plotë:

Nuk ka turp më të madh politik sesa një BDI që përpiqet të përfitojë nga dhuna ndaj një foshnjeje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

A ka fund që ata nuk mund ta depërtojnë? Cila është çmenduria politike të pretendosh se arsyeja e dhunës ndaj një foshnjeje është se BDI nuk është pjesë e Qeverisë? A nuk i regjistruan dje veprimet e ministrit Arben Taravari dhe drejtorit Rexhep Memedi? Dhe së fundi, nëse kërkojnë dorëheqje dhe adresojnë përgjegjësi pas 20 ditësh nga formimi i Qeverisë së re, atëherë çfarë duhet kërkuar për regjimin 22-vjeçar të BDI-së? Të fshihet BDI nga regjistri i partive politike për të gjitha krimet që ka bërë ndaj shqiptarëve? Edhe një herë u bëjmë thirrje që të kthjellohen, të përballen me realitetin, të bëjnë reforma programore dhe kadrovike dhe të fillojnë të veprojnë si opozitë konstruktive. /Telegrafi

 

The post VLEN: BDI është në makth opozitar, përpiqet të përfitojë edhe nga dhuna ndaj foshnjës tre muajshe… appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";