VLEN: BDI i la zjarrfikësit në mëshirë të fatit, ne po punësojmë 400 zjarrfikës dhe po ndërtojmë sistem funksional për mbrojtjen nga zjarret

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga VLEN thonë se për më shumë se 20 vite në pushtet, BDI i ka lënë në harresë të plotë njësitë zjarrfikëse, sipas tyre duke i ekspozuar zjarrfikësit shqiptarë pa kushte minimale për punë, pa pajisje adekuate dhe pa asnjë plan për mbrojtjen nga zjarret. Nga VLEN thonë se ata kanë udhëhequr me Qendrën për Menaxhim me Kriza dhe me drejtorë që nuk kanë pasur as vizion dhe as përgjegjësi për këtë sektor jetik.

“Sot, Qeveria që drejtohet nga VLEN po e ndryshon këtë realitet! Është miratuar masa e re “Punët Publike për Mbrojtje dhe Parandalimin nga Zjarri”, e cila për herë të parë krijon bazë për një sistem të qëndrueshëm dhe funksional për mbrojtjen nga zjarret në vendin tonë”.

“Me këtë program inovativ, do të angazhohen 400 persona, të cilët do të ndihmojnë në krijimin e brezave mbrojtës kundër zjarreve dhe në realizimin e aktiviteteve të tjera parandaluese, në 14 komuna me njësi territoriale zjarrfikëse. Këto janë disa nga masat parandaluese përmes të cilave Qeveria VLEN po angazhohet të zvogëlojë dhe kufizojë dëmet që, për fat të keq, qytetarët i kanë përjetuar çdo vit. Ky është një hap i madh përpara, nga politika reaktive dhe propagandistike që ndoqi BDI, drejt një qasjeje proaktive, të përgjegjshme dhe efikase, që njëkohësisht jep efekte sociale dhe mjedisore. Për herë të parë, mbrojtja nga zjarri po shihet si prioritet shtetëror, dhe jo si temë sezonale për konferenca shtypi”, thonë nga VLEN.

The post VLEN: BDI i la zjarrfikësit në mëshirë të fatit, ne po punësojmë 400 zjarrfikës dhe po ndërtojmë sistem funksional për mbrojtjen nga zjarret appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy