Koalicioni VLEN sot ka akuzuar BDI-në se është emëruesi kryesor i të gjithë ndikimeve në drejtësi.

Nuk ka hipokrizi më të madhe se kur BDI qan për drejtësi. Mjaftojnë vetëm tri pyetje të shpejta: Kush e nisi fushatën mediatike kundër Kryetares së Gjykatës Supreme? A ishte kjo fushatë për të siguruar që faljet e Gjorgje Ivanovit të vlejnë edhe për Nikolla Gruevskin? Kush i solli ndryshimet e turpshme në Kodin Penal?

Përgjigjja është e njëjtë për të gjitha:
BDI është emëruesi i përbashkët i çdo vendimi të porositur në drejtësi!2, thonë nga VLEN.

Nga atje thonë se BDI është ku kuadri i tyre, Ixhet Mehmeti, pranoi publikisht se për 10 mijë euro kishte ndërhyrë për uljen e një dënimi penal.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Po kjo është BDI-ja që deshi t’ia shtronte qilimin e kuq rikthimit të një non grata tjetër – Nikolla Gruevskit – në Shkup. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, së fundmi opinioni publik pa se të gjitha rrugët e kësaj udhëheqësie çojnë sërish te Gruevski dhe Shasho Mijallkov. Pse? Sepse djali i Ismail Jahoskit – alias Pucko Petrol, njeriu më i besuar i Ali Ahmetit – përmes ortakllëkut me njerëzit e regjimit të vjetër pompuan 10 miliardë denarë përmes kontratave fiktive dhe mazutit toksik që helmon ajrin që thithim çdo ditë”, akuzojnë nga VLEN./Telegrafi/

The post VLEN: BDI-në se është emëruesi kryesor i të gjithë ndikimeve në drejtësi appeared first on Telegrafi.